KËMBYES TË NXEHTËSISË
KOMPANIA JONË PRODHON KËMBYES TË NXEHTËSISË
Kompania jonë është e specializuar në projektimin dhe prodhimin e këmbyesve të nxehtësisë me cilësi të lartë, të përshtatura sipas kërkesave specifike të projekteve dhe standardeve industriale.
KËMBYES TË NXEHTËSISË
Këmbyesit e nxehtësisë janë pajisje që shërbejnë për shkëmbimin e nxehtësisë ndërmjet mediave të ndryshme. Ato përdoren si për ngrohje ashtu edhe për ftohje, duke shfrytëzuar fluide si ajri, uji, vaji termik etj.
Këto pajisje kanë përdorim të gjerë në:
- Termocentrale
- Industri kimike
- Ndërtesa banimi (ngrohje qendrore)
- Pajisje dhe procese të ndryshme industriale
Këmbyesit klasikë prodhohen sipas kërkesave të klientit për ftohjen apo ngrohjen e mediave të ndryshme. Mediumi më i përdorur është uji.
Ato prodhohen në:
- Rrjedhje paralele (në të njëjtin drejtim)
- Rrjedhje kundër (në drejtime të kundërta)
Për sistemet me rrjedhje paralele përdoren shpesh tuba në formë “U”, të cilët mundësojnë efikasitet më të lartë në transferimin e nxehtësisë.